Politike

Von Cramon tregon se kush është personi që po del kundër heqjes së vizave për Kosovën

23 Qershor 2022, 22:40 Nga k.m.
Von Cramon tregon se kush është personi që po del kundër
Viola Von Cramon

PRISHTINË- Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, eurodeputetja Viola Von Cramon ka thënë se ministri i Brendshëm i Francës, Gerald Darmanin, është shkaktar që Franca nuk aprovon heqjen e vizave për Kosovën.

E pyetur nga Francizka Tschinderle, një gazetare gjermane, lidhur me pengesat e vendosura nga Franca dhe presidenti i saj Emmanuel Macron, për çështjen e liberalizimit të vizave për Kosovën, Von Cramon i ka thënë përgjigje në Twitter. Eurodeputetja ka thënë se problemi qëndron tek ministri i Brendshëm i qeverisë franceze, Gerald Darmanin.

Von Cramon tregon se kush është personi që po del kundër

Gazetarja në Twitter kishte shkruar: A mund të më shpjegojë dikush politikën e jashtme franceze? Bllokimi i një shteti me 1,8 milion banorë me vite dhe vite nga marrja e diçkaje kaq themelore si liberalizimi i vizave. Çka saktësisht përfitojnë banorët e një shteti me 67 milionë banorë nga kjo? Do të më interesonte vërtet të dijë se cilët janë këshilltarët ballkanikë të Macron dhe cilat janë shqetësimet e tyre”, ka shtuar ajo.

“Problemi nuk është ai dhe këshilltarët e tij, por ministri i Brendshëm. Është i vështirë,”- i është përgjigjur Von Cramon gazetares gjermane.

 

viola von cramon samiti i brukselit

Sondazh

Poll