Politike

DEBATI-PERLË! Kryemadhi-Rakipit: Pse mos garosh ti për kryebashkiak? Prezantuesi: Mua më gjeni të varur pastaj...

Monika Kryemadhi mori shembullin e presidentit ukrainas, Volodymir Zelenskyy, por sërish duket se nuk e bindi Rakipin në përfshirë në politikë.

23 Qershor 2022, 21:55 Nga k.m.
DEBATI-PERLË! Kryemadhi-Rakipit: Pse mos garosh ti për kryebashkiak?
Monika Kryemadhi

TIRANË- Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ka tentuar që të bindë prezantuesin Ylli Rakipi që të garojë për kryebashkiak. E ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, Kryemadhi mori shembullin e presidentit ukrainas, Volodymir Zelenskyy, por sërish duket se nuk e bindi Rakipin në përfshirë në politikë.

PJESË NGA BISEDA: 

Monika Kryemadhi: Pse mos të garosh ti për kryetar bashkie në Tiranë?

Ylli Rakipi: Pse bëhem dot unë?

Monika Kryemadhi: Po pse jo? Si shoqëri civile, si i pavarur. Po ai Zelenskyy aktor humori ishte, u bë hero i botës. Të pëlqeu më duket?

Ylli Rakipi: Mua më gjeni të varur pas 3 ditësh. Me këtë që i është bërë Tiranës...

Monika Kryemadhi: Ka frikë nga Veliaj më duket

Ylli Rakipi: Jo, jo varem vetë. Unë vetëm për këtë punë që bëj jam i aftë, ndryshe varem vetë.

monika kryemadhi

Sondazh

Poll