Politike

Qëlloi me çizme Ramën, Kryemadhi: Humbi precizionin, se do e kishte këputur në lule të ballit

Madje shtoi se kryedemokrati Sali Berisha, e cilësonte aktin e saj si biblik. 

23 Qershor 2022, 22:11 Nga k.m.
Qëlloi me çizme Ramën, Kryemadhi: Humbi precizionin, se do e
Monika Kryemadhi

TIRANË- Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi kujtoi goditjen e saj me çizme ndaj kryeministrit Edi Rama. E ftuar në emisionin "Tëpaekspozuarit", Kryemadhi tha se kishte marrë shënjestër mirë.

Madje shtoi se kryedemokrati Sali Berisha, e cilësonte aktin e saj si biblik. 

"Një i huaj i kënaq fare një i huaj kur e mori vesh. Precizionin ia uli qafa e çizmes, se po të kishte qenë këpucë, do e kishte këputur në lule të ballit. Po ngaqë humbi precizën, e kapi truproja. Doktori (Sali Berisha) ka thënë që është Biblike,"-tha Kryemadhi. 

monika kryemadhi

Sondazh

Poll