Politike

Kryemadhi nuk përmbahet ndaj Bashës: Kush ia futi Berishës? Këlyshi u rrit, u bë buçe...

Ndërsa nuk i kurseu as ofendimet ndaj Bashës, duke përmendur edhe Sali Berishën.

23 Qershor 2022, 21:46 Nga k.m.
Kryemadhi nuk përmbahet ndaj Bashës: Kush ia futi Berishës?
Monika Kryemadhi

TIRANË- Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, thotë se opozita u tradhtua nga ish-kryedemokrati Lulzim Basha në zgjedhjet e fundit parlamentare.

E ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, Kryemadhi tha se Basha i ka dorëzuar Ramës 4 mandate që duhet t'i merrte LSI, duke ia "vjedhur" kësaj partie. Ndërsa nuk i kurseu as ofendimet ndaj Bashës, duke përmendur edhe Sali Berishën.

Pjesë nga biseda në studio: 

Ylli Rakipi: Kur e more vesh ti? (tradhtinë e Lulit)

Monika Kryemadhi: Në 25 prill.

Ylli Rakipi: Epo qenke e paaftë. Ti jepje jetën për Bashën. Të vrisje po të thoshe një fjalë për Bashën...

Monika Kryemadhi: Katër mandate i ka vjedhur PD-ja, LSI-së dhe ia ka dhënë PS-së.

Ylli Rakipi: Mire bëri kur je e paaftë. Po të vodhi aleati yt, do të thotë që je e paaftë.

Monika Kryemadhi: Edhe ti kur ke ikur nga televizionet ishe i paaftë? Ti shkon për të bërë punë të mirë dhe të fusin thikën pas shqpine.

Ylli Rakipi: Dhjetë vjet nuk quhet futje, por dashuri. Zonjë e nderuar, një vit pasi kanë mbaruar zgjedhjet, vjen dhe thua më vodhi Luli.

Monika Kryemadhi: Mua Luli Basha më ka marrë 4 deputetë.

Ylli Rakipi: Po paskeni mbajtur gjarpin më të madh në gji

Monika Kryemadhi: Po, normale. Kush ia futi Sali Berishës? Këlyshi i vet! Këluyshi u rrit u bë buçe dhe e kafshoi.

monika kryemadhi

Sondazh

Poll