Politike

Këlliçi: Fajin që nuk u anëtarësuam në BE e ka qeveria. Rakipi: Po ia fut kot

Sipas Këlliçit, problemi me dështimin e negociatave, nuk lidhet me Bullgarinë dhe se është Edi Rama ai që po shpik një sherr me Bullgarinë. 

23 Qershor 2022, 22:03 Nga I.A
Këlliçi: Fajin që nuk u anëtarësuam në BE e
Belind Këlliçi

TIRANË- Deputeti Belind Këlliçi ka deklaruar se kryeministri Edi Rama po ndryshon kursin europian të Shqipërisë.  I ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, Këlliçi tha se një tregues për këtë, është ajo që e quan, unifikim të politikës së jashtme të Shqipërisë, me atë të Serbisë. 

Sipas Këlliçit, problemi me dështimin e negociatave, nuk lidhet me Bullgarinë dhe se është Edi Rama ai që po shpik një sherr me Bullgarinë. 

Ylli Rakipi: PD thotë se Edi Rama po ndryshon kursin europian të vendit. Ku e shihni ju ndryshimin e kursit?

Belind Këlliçi: E shoh te fakti që politika e jashtme e vendit tonë, është e unifikuar me politikën e jashtme të Serbisë. E para, sot që flasim, ken ë samit Edi Ramën që ia vë fajin BE-së, burokratëve të Brukselit, të gjithë antërëve, që nuk hapen negociatat, pasi ai vetë ka lajmëruar se i ka hapur disa herë, ka ndarë edhe dekorata. Cfarë faji ka BE, që tin ë cdo raport të OKB, të DASH, të KLSH, të Eurostat, del vendi më i korruptuar? Ku hyn BE te korrupsioni, PP-të?

Ylli Rakipi: Bashkimi Europian prap se e ngatërron punën me Bullgarinë por nuk thotë këto gjëra?

Belind Këlliçi: E kanë bërë të qartë këtë. Ky zotëri shpik sherr me Bullgari. Bullgaria nuk i ka vënë veto Shqipërisë, por Maqedonisë së Veriut. Nëse BE do të ishte e bindur që kemi përmbushur kushtet, padiskutim do të bëhej ndarja me Maqedoninë e Veriut. Që të fshihemi pas vetos bullgare…

Rakipi: O Belind po ia fut kot tani, se unë jam me ju, po tani po gënjen.

Këlliçi: Po jo se Shqiperia ndahet nga Maqedonia e Veriut po te dojë BE.

Rakipi: Mos më gënje mua këtu tani.

belind këlliçi

Sondazh

Poll