Politike

'S'i e shpjegoni impotencën për zhbllokimin e vetos bullgare?'/ Macron: Kemi bërë shumë punë, por është e vështirë

Në një deklaratë për mediat, Marcron tha se ata po mbështeten nga politikanët në mënyrë që të hiqet vetoja në parlament.

23 Qershor 2022, 21:08 Nga I.A,K.M
'S'i e shpjegoni impotencën për zhbllokimin e vetos
Emmanuel Macron, Charles Michel dhe Ursula von der Leyen

BRUKSEL- Presidenti francez Emmanuel Macron ka deklaruar se ata kanë shumë punë për të bërë për të hequr veton bullgare ndaj Maqedonisë së Veriut. Në një deklaratë për mediat, Marcron tha se ata po mbështeten nga politikanët bullgarë në mënyrë që të hiqet vetoja në parlament. Megjithatë ai shtoi se ka ende shpresë për çeljen e negociatave javën që vjen, por e gjitha varet nga Bullgaria. 

PJESË NGA KONFERENCA:

Erisa Zykaj: BE ka thyer shumë taboo, por si e shpjegoni impotencën kur vjen puna tek Shqipëria dhe RMV kur keni vetëm një vend që ka këtë problem?

Macron: Kemi bërë shumë punë, është e vështirë. RMV ndryshoi emrin, kushtetutën. Edhe Bullgaria vendosi të bënte kushte. Nuk thashë që është e drejtë ajo që iu bë RMV, por nuk bëjmë dot sikur nuk po ndodh asgjë në Bullgari. Përgëzoj kryeministrin se u përpoq ta zgjidhte problemin me kurajo. Po mbështetëm tek të gjithë politikanët që të heqin veton në parlament. Keni të drejtë, Shqipëria dhe RMV kanë pritur shumë.

Sot është mbajtur Samiti BE-Ballkani Perëndimor në Bruksel me pjesmarrjen e 27 vendeve anëtare, 6 liderëve të rajonit si dhe presidentin e Këshillit të BE-së, presidenten e Komisionit Evropian dhe 6 udhëheqësit e Ballkanit Perëndimor. Gjatë Samitit është diskutuar vijimi i integrimit të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut ku procesi nuk vijon për shkak të vetos së Bullgarisë. Ndërkohë që pjesë e diskutimeve ka qenë dhe liberalizimi i vizave për Kosovën dhe hapja e negociatave me Bosnje Hercegovinën. Për asnjë nga 6 vendet e rajonit nuk pati përparim në rrugën europiane çka ka sjellë dhe zhgënjime te liderët e tyre pjesmarrës në Samit.

emmanuel macron samiti i brukselit

Sondazh

Poll

Politike 23 Qershor 2022, 17:05 I.A

Mediat e huaja: Rama 'hapi zjarr' në Bruksel

Edi Rama, Charls Michel, Ursula von der Layen, Emannuel Macron, Dimitar Kovaçevski dhe Aleksander Vucic TIRANË- Mediat në Ballkan i kan&e...