Politike

Shqipëria dhe RMV s'i çelën negociatat, Macron: Duhet të ndërhyjmë ne për heqjen e VETO-s bullgare

Gjatë një deklarate për media, Macron tha se është detyra e tyre që të bëjnë më të mirën për të siguruar që vetoja të hiqet. 

23 Qershor 2022, 21:04 Nga I.A,K.M

Shqipëria dhe RMV s'i çelën negociatat, Macron: Duhet

BRUKSEL- Presidenti francez Emannuel Macron ka deklaruar se për hapjen e negociatave të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, duhet të ndërhyjnë për heqjen e vetos bullgare. Gjatë një deklarate për media, Macron tha se është detyra e tyre që të bëjnë më të mirën për të siguruar që vetoja të hiqet. 

"Presidenti Michel foli për diskutimet tona mëngjesin e sotëm për Ballkanin Perëndimor. Ne do të bëjmë më të mirën për t'u siguruar që Veto-ja të hiqet nga Parlamenti bullgar. Është detyra jonë ta bëjmë që RMV të ndërmarrë hapin e fundit sepse ka bërë shumë së fundmi. E po ashtu edhe për Shqipërinë," tha Macron.

Sot është mbajtur Samiti BE-Ballkani Perëndimor në Bruksel me pjesmarrjen e 27 vendeve anëtare, 6 liderëve të rajonit si dhe presidentin e Këshillit të BE-së, presidenten e Komisionit Evropian dhe 6 udhëheqësit e Ballkanit Perëndimor. Gjatë Samitit është diskutuar vijimi i integrimit të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut ku procesi nuk vijon për shkak të vetos së Bullgarisë. Ndërkohë që pjesë e diskutimeve ka qenë dhe liberalizimi i vizave për Kosovën dhe hapja e negociatave me Bosnje Hercegovinën. Për asnjë nga 6 vendet e rajonit nuk pati përparim në rrugën europiane çka ka sjellë dhe zhgënjime te liderët e tyre pjesmarrës në Samit.

emannuel macron samiti i brukselit

Sondazh

Poll

Politike 23 Qershor 2022, 17:05 I.A

Mediat e huaja: Rama 'hapi zjarr' në Bruksel

Edi Rama, Charls Michel, Ursula von der Layen, Emannuel Macron, Dimitar Kovaçevski dhe Aleksander Vucic TIRANË- Mediat në Ballkan i kan&e...