Politike

Michel: Vazhdon puna për gjetjen e një zgjidhjeje për Maqedoninë e Veriut

Në një deklaratë për mediat, Michel tha se shpreson që Parlamenti do të marrë një vendim pozitiv për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

23 Qershor 2022, 20:52 Nga I.A,K.M
Michel: Vazhdon puna për gjetjen e një zgjidhjeje për
Charles Michel

BRUKSEL- Kreu i Këshillit Evropian Charles Michel ka deklaruar se puna për gjetjen e një zgjidhje për Maqedoninë e Veriut me Bullgarinë po vijojnë. Në një deklaratë për mediat, Michel tha se shpreson që Parlamenti do të marrë një vendim pozitiv për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

"Këtë mëngjes patëm fatin për të takuar liderët e Ballkanit Perëndimor. Patëm mundësinë që të flinim, dhe mundësi për të afirmuar qëllimin tonë për të nisur një jetë të re për procesin që kemi me Ballkanin. Duam të inkurajojmë reformat dhe të jemi të bashkuar me ta për të zgjedhur disa përplasje që na mbajnë pas. Kështu që jemi të përkushtuar për të zgjidhur problemin mes RMV dhe Bullgarisë. Parlamenti do të marrë një vendim disa kohë më pas, shpresojmë që të marrë një vendim pozitiv për RMV, e Shqipërinë që është e prekur nga kjo situatë," tha Michel.

Sot është mbajtur Samiti BE-Ballkani Perëndimor në Bruksel me pjesmarrjen e 27 vendeve anëtare, 6 liderëve të rajonit si dhe presidentin e Këshillit të BE-së, presidenten e Komisionit Evropian dhe 6 udhëheqësit e Ballkanit Perëndimor. Gjatë Samitit është diskutuar vijimi i integrimit të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut ku procesi nuk vijon për shkak të vetos së Bullgarisë. Ndërkohë që pjesë e diskutimeve ka qenë dhe liberalizimi i vizave për Kosovën dhe hapja e negociatave me Bosnje Hercegovinën. Për asnjë nga 6 vendet e rajonit nuk pati përparim në rrugën europiane çka ka sjellë dhe zhgënjime te liderët e tyre pjesmarrës në Samit.

charles michel samiti i brukselit

Sondazh

Poll

Politike 23 Qershor 2022, 17:05 I.A

Mediat e huaja: Rama 'hapi zjarr' në Bruksel

Edi Rama, Charls Michel, Ursula von der Layen, Emannuel Macron, Dimitar Kovaçevski dhe Aleksander Vucic TIRANË- Mediat në Ballkan i kan&e...