Bota

Borell shprehet optimist për një takim mes Kurtit dhe Vuçiç në fund të muajit

Ai përsëriti dhe njëherë vlerësimin e tij për arritjen e marrëveshjes për energjinë dy ditë më parë mes Kosovës dhe Serbisë dhe u shpreh se ky është një hap i rëndësishëm për dialogun.

23 Qershor 2022, 12:47 Nga d.a.
Borell shprehet optimist për një takim mes Kurtit dhe
Joesp Borell

BRUKSEL- Përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Europian për Politikën e Jashtme dhe Siguri Josep Borell është shprehur se deri në fund të këtij muaji pritet të ketë një takim të nivelit të lartë ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Ai përsëriti dhe njëherë vlerësimin e tij për arritjen e marrëveshjes për energjinë dy ditë më parë mes Kosovës dhe Serbisë dhe u shpreh se ky është një hap i rëndësishëm për dialogun.

Është një hap shumë i rëndësishëm përpara dhe ne do të vazhdojmë të punojmë më tej. Është e mundur që deri në fund të muajit të kemi një takim në nivelin më të lartë”, ka thënë ai.

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka zhvilluar dy takime me presidentin serb Aleksandër Vuçiç për të diskutuar vijueshmërinë e dialogut por ende nuk kanë arritur ende një zhvillim. Por takime e nivelit teknik në mes dy shteteve ka pasur, ku është arritur marrëveshja e përkohshme për targat më 30 shtator 2021 dhe kjo e fundit për energjinë.

Për Bashkimin Evropian nuk është veç Kosova e Serbia “problem” në Ballkanin Perëndimor, por edhe ngecja e procesit të integrimit të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.

josep borell marrëveshja kosovë-serbi

Sondazh

Poll