Bota

Zelenskyy flet me 11 liderë në prag të samitit të BE-së:Nesër do vazhdoj këtë maratonë

Çështja e kandidaturës së Ukrainës për në Bashkimin Evropian do të vendoset në samitin e Këshillit Evropian që do të zhvillohet sot dhe nesër

23 Qershor 2022, 10:11 Nga d.d
Zelenskyy flet me 11 liderë në prag të samitit të
Volodymyr Zelenskyy

UKRAINË-Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelenskyy, dje ka folur me 11 liderë evropianë, duke kërkuar mbështetjen e tyre në prag të një samiti të BE-së ku do të merret një vendim për statusin e kandidatit të Ukrainës në BE.

Sipas CNN, në atë që Zelenskyy e përshkroi si një “maratonë” të ditës së dytë të bisedimeve, ai renditi diskutimet e tij me kryeministrat e Bullgarisë, Letonisë, Greqisë, Suedisë, Estonisë, Republikës Çeke, Belgjikës dhe Sllovenisë, si dhe me presidentët e Moldavisë, Lituanisë dhe kancelaren e Austrisë.

“Nesër do të vazhdoj këtë maratonë, ne duhet t’i ofrojmë mbështetje maksimale shtetit tonë”, tha Zelensky.

Çështja e kandidaturës së Ukrainës për në Bashkimin Evropian do të vendoset në samitin e Këshillit Evropian që do të zhvillohet sot dhe nesër. 

Lufta në Ukrainë sot ka hyrë në ditën e 120. Sulmet ruse me raketa janë shtuar në luftimet e tyre.

volodymyr zelenskyy lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll