Bota

Vuçiç nga Brukseli: Serbia ka vetëm një karrige, atë serbe. Harrojeni që do ta njohim Kosovën

Vuçiç tha se për të ardhmen e qëndrimin e Serbisë vendosin qytetarët e saj dhe jo Kroacia.

23 Qershor 2022, 10:24 Nga F.M
Vuçiç nga Brukseli: Serbia ka vetëm një karrige,
Aleksandër Vuçiç

BRUKSEL- Presidenti i Serbisë Aleksnadër Vuçic i është përgjigjur kryeministrit të Kroacisë që është shprehur se Serbia nuk mund të ulet në dy karrige, pra edhe me BE-në edhe me Rusinë. Nga Brukseli, pakpara nisjes së Samitit, Vuçiç tha se për të ardhmen e qëndrimin e Serbisë vendosin qytetarët e saj dhe jo Kroacia.

Presidenti Aleksandër Vuçiç: Për fat të mirë, as presidenti dhe as kryeministri i Kroacisë nuk pyesin asgjë për qëndrimin e Serbisë dhe të ardhmen e saj, por qytetarët e Serbisë që kanë zgjedhur lidershipin e tyre. Serbia ka një karrige, ajo është karrigia serbe

A prisni kritika për mosvendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë?

Presidenti Aleksandër Vuçiç: Po, por mos u shqetësoni, ato kritika do të marrin përgjigjen e tyre!

Kancelari gjerman Olaf Scholz tha më herët se pret që Serbia ta njohë Kosovën

Presidenti Aleksandër Vuçiç: Edhe unë i thashë që mos të presin hiç për këtë.

Sot dhe nesër, më 23 dhe 24 qershor do të mbahet samiti i Bashkimit Europian në Bruksel. Por, për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut duket se nuk do të ketë përparim në lidhje me negociatat duke qenë se një ditë më parë qeveria e Bullgarisë ra dhe vetoja ndaj Maqedonisë së Veriut qëndron ende. Por, Ukraina pritet të marrë statusin e vendit kandidat për integrimin në Bashkimin Evropian.

aleksander vucic samiti i brukselit

Sondazh

Poll