Bota

VIDEO/Reagimi i qytetarëve kur shikojnë dy ushtarë ukrainas të kthyer nga lufta, duartrokitje dhe brohoritje

Qytetarët i kanë lavdëruar ushtarët pas kthimit të tyre nga lufta

23 Qershor 2022, 09:35 Nga d.d
VIDEO/Reagimi i qytetarëve kur shikojnë dy ushtarë ukrainas
Ushtarë ukrainas

UKRAINË-Dy ushtarët e Gardës Kombëtare të Ukrainës, janë pritur me duartrokitje nga qytetarët teksa ata mbëritën në stacionin hekurudhor. Qytetarët i kanë lavdëruar ushtarët pas kthimit të tyre nga lufta.

Ushtart ishin të plagosur nga fronti, në videon e mëposht shihet se përveç duartrokitjeve u dëgjuan dhe parullat "Lavdi Ukrainës" dhe "Lavdi heronjve". Sipas protothema, ata takojnë të afërmit që i presin në stacion. Shihen të fashuar nga plagët e mara në luftë.

Lufta sot ka hyrë në ditën e 120. Sulmet e trupave ruse shfaqen në shumë territore të Ukrainës. Dhjetëra të vdekur dhe të plagosur raportohen nga Inteligjenca britanike në Ukrainë. 

lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll