Politike

Rama ka plan të "rrëzojë" Kurtin? Meta: S'janë paranoja, Ballkani i Hapur synon dobësimin e Kosovës

Ilir Meta tha se Rama po përcjell një mesazh të qartë që të dobësojë Kosovën.

22 Qershor 2022, 21:28 Nga k.m.
Rama ka plan të "rrëzojë" Kurtin? Meta:
Ilir Meta

TIRANË- Presidenti Ilir Meta ka komentuar nismën Ballkani i Hapur, ku bëjnë pjesë vetëm Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Serbia. Në fjalën e tij gjatë emisionit “Aktualitet”, Meta tha se Rama po përcjell një mesazh të qartë që të dobësojë Kosovën.

“Mendoj se kjo ka si shkak një koncesion që është bërë për një politikë minuese ndaj kryeministrit aktual të Kosovës. Mendoj se këto nuk janë paranoja të askujt por janë të vërteta. Pra me një mesazh të qartë që Kosova nuk do jetë një subjekt i pavarur në Kombet e Bashakuara. Së dyti hedhja në gjyq e Haradinajt, është një fakt i rëndë që nuk i shërben as Kosovës dhe as Shqipërisë dhe as marrjes në konsideratë të shqiptarëve. Pastaj kjo çështja e Ballkanit të Hapur është e qartë që synon të dobësojë Kosovën. Këto lloje iniciativash përçarëse, synojnë të forcojnë regjimet autokratike në rajon,”-shkruan Meta.

ilir meta open balkan

Sondazh

Poll