Politike

Ndryshon ligji/ Personat që paguhen 100 mijë lekë do dorëzojnë deklaratë të të ardhurave

Kjo është propozuar në draftin e ri të tatimit mbi të ardhurat, i cili është hedhur për konsultim publik nga Ministria e Financave.

22 Qershor 2022, 22:56 Nga I.A
Ndryshon ligji/ Personat që paguhen 100 mijë lekë do
Foto Ilustruese

TIRANË- Të gjithë personat që janë të punësuar më një pagë prej 100 mijë lekësh të reja ose më shumë duhet të plotësojnë deklaratën e të ardhurave individuale. Kjo është propozuar në draftin e ri të tatimit mbi të ardhurat, i cili është hedhur për konsultim publik nga Ministria e Financave.

Po ashtu të gjithë personat që më parë siguronin mbi 2 milionë lekë të ardhura vjetore nga punësimi kanë qenë të detyruar të dorëzonin pranë organeve tatimore deklaratën e të ardhurave, tani kjo e ardhur është ulur. Sipas draftit Ministria e Financave pritet ta ulë këtë prag dhe ta vendos për qytetarët që sigurojnë mbi 1.2 milionë lekë.

“Një person është i detyruar të dorëzojë një deklaratë vjetore tatimore personale kur të ardhurat tatimore vjetore të tij/saj janë: a. Më shumë se 1,200,000 lekë e të ardhurave bruto nga punësimi, ose b. Më shumë se 50,000 lekë e çdo të ardhure tjetër që nuk i nënshtrohen tatimit përfundimtar në burim”, shkruhet në projektligjin.

te ardhurat ministria e financa

Sondazh

Poll