Sport

Kërkesa rekord, sipas organizatorëve janë shitur 1.2 milionë bileta për "Katar 2022"...

Komiteti Organizativ i Kupës së Botës njoftoi të mërkurën se kishte shitur thuajse gjysma e vendeve në stadium pas fazës së dytë të shitjeve.

23 Qershor 2022, 08:05 Nga DOSJA
Kërkesa rekord, sipas organizatorëve janë shitur 1.2 milionë

KATAR - Gjatë Forumit Ekonomik të Katarit, sekretari i përgjithshëm i Komitetit Organizativ të Kupës së Botës ‘Katar 2022’, Hassan Al-Thawadi, zbuloi se numri i biletave të shitura arriti në 1.2 milionë në fund të fazës së dytë të shitjeve.

Janë rregjistruar gjithsej 40 milionë kërkesa (17 milionë në fazën e parë, 23 në të dytën) për eventin që do të mbahet nga data 21 nëntor deri më 18 dhjetor. Për kujtesë, 3 milionë vende janë në dispozicion për Kupën e Botës, duke përfshirë një milion të rezervuara për FIFA-n dhe partnerët e saj.

“Mendoj se kërkesa është rekord. Njerëzit po blejnë dhe mezi presin të vijnë, nuk ka asnjë dyshim për këtë. Ne përpiqemi të krijojmë një mjedis në të cilin ekonomia përfiton, por që është gjithashtu i përballueshëm dhe i aksesueshëm për fansat, që nuk është gjithmonë e lehtë të balancohet”,- komentoi Hassan Al-Thawadi.

Disa shoqata tifozësh ishin të shqetësuar për çmimin e fluturimeve, akomodimin apo edhe të drejtat e tyre në emiratin e pasur dhe konservator të Gjirit.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll