Sport

"Derbin e humbëm prej Inzaghit"! Calhanoglu, çfarë sulmi ndaj trajnerit, ka një mesazh për Ibrën dhe tifozët

Hakan Calhanoglu pa filtra për Interin, Simone Inzaghin, Milanin dhe për marrëdhënien me Ibrahimovic, sidomos pas mesazh-ngacmimit të suedezit gjatë festës së titullit kampion

22 Qershor 2022, 21:34 Nga DOSJA

"Derbin e humbëm prej Inzaghit"! Calhanoglu, çfarë

ITALI- Hakan Calhanoglu pa filtra për Interin, Simone Inzaghin, Milanin dhe për marrëdhënien me Ibrahimovic, sidomos pas mesazh-ngacmimit të suedezit gjatë festës së titullit kampion. "Ibra nuk është 18 vjeç, është 40 vjeç, nuk do të bëja gjëra të tilla në atë moshë. Këtë vit praktikisht nuk luajti, nuk kontribuoi në titull. I pëlqen të jetë në qendër të vëmendjes. Nuk më intereson. Ai ka shkruar edhe për mua në librin e tij, duhet t'i shkruante këto gjëra përndryshe do të kishte qenë bosh. Nuk do t'i përgjigjem", thotë mesfushori turk për Tivibu Spor.

Më pas ai i rikthehet kalimit nga Milan te Inter: "Shumë e vështirë, por ishte shansi im për të shkuar në ekipin kampion. Më pas fitoi ish-skuadra ime dhe u duk se ishte faji im. Mendoj se dhashë një kontribut të mirë me asistime dhe golat, mbështetja e tifozëve më ndihmon shumë. Kam luajtur për katër vite me Milanin dhe asnjë tifoz nuk e ka bërtitur emrin tim siç ndodh sa herë që bëj nxehmjen para ndeshjes me Interin".

Calhanoglu shumë i drejtpërdrejtë kur flet për derbin e humbur me përmbysje: "Inter është shumë më i fortë se Milan, por ajo ndeshje ndryshoi në minutën e 75-të, 1-0 për ne, pasi unë dhe Perisic u zëvendësuam, trajneri kontribuoi në humbje, unë i thashë edhe atij”.

E.Ç (Dosja.al)

hakan calhanoglu inter milan

Sondazh

Poll