Sport

Botërori i notit, 25-vjeçarja humb ndjenjat dhe përfundon në fundin e pishinës, e shpëton trajnerja

Momente frike gjatë provës artistike në Kampionatin Botëror të Notit që po zhvillohet në Budapest.

22 Qershor 2022, 21:59 Nga DOSJA

Botërori i notit, 25-vjeçarja humb ndjenjat dhe përfundon

HUNGARI- Momente frike gjatë provës artistike në Kampionatin Botëror të Notit që po zhvillohet në Budapest. Anita Alvarez në fund të performancës së saj humbi ndjenjat, ndoshta në një ndërthurje stresi dhe lodhjeje, duke mos dalë nga uji.

Trajnerja e saj u hodh menjëherë në pishinë, duke notuar në shpëtimin e amerikanes, e cila më pas u rikuperua pa pasoja, duke u nxjerrë zvarrë nga uji me ndihmën edhe të një personi tjetër. Nuk është hera e parë që Alvarezi është protagonist i episodeve të tilla.

E.Ç (Dosja.al)

anita alvarez not

Sondazh

Poll