Sport

Shakira dhe situata ‘e frikshme’, disa fansa i bërtasin nga rruga dhe i lënë letra…

Eshtë njoftuar policia, por mjedisi mund të bëjë që këngëtarja kolumbiane të largohet nga Barcelona

23 Qershor 2022, 07:43 Nga DOSJA
Shakira dhe situata ‘e frikshme’, disa fansa i bërtasin nga

SPANJE - Ndërsa Piqué tashmë po jeton plotësisht beqarinë në Stokholm, ku u pa së bashku me një grua bionde, Shakira po përjeton një tjetër pengesë në jetën e saj. Këtë herë kolumbiania është shumë e shqetësuar, pasi janë identifikuar dy ndjekës që sillen rrotull shtëpisë në Esplugues de Llobregat. Këngëtarja përveç sigurisë së saj private ka edhe oficerë policie, që po e vëzhgojnë shtëpinë. Sipas saj, ky problem mund të bëjë që ajo të largohet nga Barcelona.

Në podcast 'Mamarazzis', të prezantuar nga Laura Fa dhe Lorena Vázquez, ato kanë komentuar këtë temë të Shakirës. Të dyja kanë shpjeguar se këngëtarja dëshiron të largohet nga Barcelona pas ndarjes nga Gerard Pique. Me sa duket ajo tashmë do të kishte një destinacion: Miamin. Problemi është se ajo ndan dy fëmijë me futbollistin dhe ai e ka punën dhe jetën e tij në qytetin katalanas.

Arsyeja për të mos qenë të rrethuar nga miq të saj, si dhe fakti i të pasurit dy ndjekës rreth shtëpisë, mund të jetë shkas për t'u larguar nga Barcelona. Kujtojmë se këto ditë janë zbuluar disa grafite të njërit prej tyre, ku ai i kërkonte Shakirës  të martohej me të. Edhe ky person me kombësi ruse i bërtet asaj nga rruga dhe shan gazetarët që po shohin minutën e fundit në shtëpinë e artistit.

Përndjekësi tjetër është një francez që ka lënë letra në kutinë e saj postare. Shakira  tashmë i ka raportuar këto fakte tek autoritetet. "Çështja e ndjekësve mund të jetë argumenti i saj për t'u transferuar në Miami,"- u shpreh Fa, e cila tha javën e kaluar se Shakira nuk donte më të shiste rezidencën e saj në Florida.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll