Sport

Tirana kap 'bingon', klubi turk ofron 800 mijë euro për futbollistin kryesor

Taulant Seferi ishte një nga lojtarët më të mirë të Tiranës në sezonin që sapo përfundoi.

22 Qershor 2022, 21:21 Nga DOSJA

Tirana kap 'bingon', klubi turk ofron 800 mijë euro për

TIRANË- Taulant Seferi ishte një nga lojtarët më të mirë të Tiranës në sezonin që sapo përfundoi. Sulmuesi kontriboi jo pak në fitimin e titullit kampion me 19 golat e shënuar, një vit që ka rënë në sy të shumë klubeve që janë gati të marrin shërbimet e tij.

Lojtari është i grumbulluar me Tiranën në Turqi, ku po përgatitet për eliminatoret e Champions Leagues ndaj Dudelange, sulmuesi i bardhebluve mund të ndërrojë shumë shpejt skuadër. Klubi turk Manisa FK është gati të paguajë deri në 800 mijë euro për kartonin e sulmuesit.

Presidenti Refik Halili nuk do të mendohet gjatë për ta shituar lojtarin më kryesor të skuadrës. Manisa FK është në ligën e dytë dhe do të tentojë të ngjitet në elitën e futbollit turk.

E.Ç (Dosja.al)

tirana seferi

Sondazh

Poll