Sport

Paul Pogba pritet si hero në Guine, vendin e prindërve të tij...

Paul Pogba kaloi dy ditë në tokën e të parëve të tij. Gjithçka përfundoi të mërkurën me një ndeshje bamirësie para 45,000 njerëzve në Conakry.

23 Qershor 2022, 07:08 Nga DOSJA

Paul Pogba pritet si hero në Guine, vendin e prindërve të tij...

GUINE - Nëse ai nuk e di ende, se cili stadium do ta brohoriste sezonin e ardhshëm, Paul Pogba u prit si hero në Conakry gjatë një qëndrimi të shkurtër, i pari i tij për njëmbëdhjetë vjet në vendin e prindërve të tij. I ftuar nga një organizatë lokale ("48H për Guinenë" presidenti i së cilës është vëllai i tij Mathias), e cila lufton për akses më të mirë në ujë, shëndet dhe arsim, mesfushori i ‘gjelave’ e dinte se ishte popullor në tokën e të parëve të tij, por sigurisht që nuk e kishte imagjinuar një pritje kaq të furishme.

Pas një mbërritjeje heroike të martën, ku procesioni i tij u shoqërua nga mijëra njerëz për kilometra të tëra, Pogba mori pjesë mbrëmë në një ndeshje bamirësie para 45 mijë shikuesve, 30 mijë ulëse ishin ofruar nga Mamadi Doumbouya, presidenti i tranzicionit të Guinesë. Ylli i MU kishte mbledhur miq për këtë rast, duke përfshirë basketbollistin e Miami Heats, Jimmy Butler, i cili erdhi nga Shtetet e Bashkuara. Gjithashtu ishin edhe Vikash Dhorasoo, Emmanuel Adebayor, Khalilou Fadiga, Kader Keita, Pascal Feindouno, Kaba Diawara, El Hadji Diouf apo edhe këngëtarin Akon…

Në një atmosferë të zjarrtë, Pogba përfitoi nga rasti për të forcuar dy skuadrat, njëra e përbërë nga ish-lavditë e Guinesë dhe tjetra nga miqtë e tij. Dhe askush nuk do ta fajësojë atë që humbi një penallti në fund të pasdites... Meqenëse dalja e fundit e kombëtares së Guinesë kishte çuar në një pushtim të fushës nga tifozët: 6000 policë dhe mjete të blinduara të vendosura në pistën e atletikës bënë të mundur sigurimin e këtij takimi të shumëpritur.

Për dy ditë, Pogba shpalosi axhendën e një ministri. Takime të të gjitha llojeve në shoqërinë e nënës së tij, duke përfshirë një me Mamadi Doumbouya, donacione të ndryshme... Ai u kthye mbrëmë dhe planifikon të kthehet së shpejti në Guine për bamirësi të tjera. Mesfushori, pa kontratë me Manchester United, tani do të merret me zgjidhjen e çështjes së të ardhmes së tij, e cila mund të shkruhet te Juventus, favorit për të fituar nënshkrimin e tij.

Paul Pogba pritet si hero në Guine, vendin e prindërve të tij...

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll