Sport

Cafu dhe ‘episodi’ i Kupës së Botës 2002: "Natën para finales luajtëm golf"

“Unë isha kapiteni i ekipit dhe ndjeva se ishte koha për të bërë diçka. I thashë Felipaos: 'Lëri djemtë të argëtohen, sepse nesër do të kemi një ndeshje të mrekullueshme'. Ai besoi tek ne dhe mendoi që ne mund ta fitonim atë titull”

23 Qershor 2022, 07:14 Nga DOSJA

Cafu dhe ‘episodi’ i Kupës së Botës 2002:

BRAZIL - Gjatë një interviste për ‘The Guardian’, mbrojtësi dhe kapiteni Cafu i kombëtares së Brazilit, tregon një episod për mbrëmjen para finales së Kupës së Botës 2002: “Ne po luanim golf në korridore, - qesh ai teksa kujton: - Po flisnim dhe po argëtoheshim. Unë isha kapiteni i ekipit dhe ndjeva se ishte koha për të bërë diçka. I thashë Felipaos: 'Lëri djemtë të argëtohen, sepse nesër do të kemi një ndeshje të mrekullueshme'. 

Ai besoi tek ne dhe mendoi që ne mund ta fitonim atë titull. Ai u ul me ne për disa orë, pastaj shkoi në dhomën e tij. Të nesërmen dolëm në fushë dhe e fituam Kupën e Botës. Nuk ka ndjenjë më të madhe në futboll sesa ngritja e atij trofeu, ju garantoj. Ajo ende më jep emocion duke folur për të. Është ende e gjallë në mendjen time,”- tregon kapiteni Cafu. Brazili fitoi kupën e tij të pestë të Botës në Yokohama, duke mundur Gjermaninë 2-0 në ndeshjen finale.

Cafu dhe ‘episodi’ i Kupës së Botës 2002:

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll