Sport

Ndryshon skuadër, por jo kampionat! Nedim Bajrami në fokusin e skuadrës italiane

Skuadra e Fiorentinës po punon seriozisht për t’i dhënë trajnerit Vincenzo Italiano një ekip të aftë për të luftuar për objektiva madhorë

22 Qershor 2022, 16:28 Nga DOSJA

Ndryshon skuadër, por jo kampionat! Nedim Bajrami në fokusin e

ITALI-Skuadra e Fiorentinës po punon seriozisht për t’i dhënë trajnerit Vincenzo Italiano një ekip të aftë për të luftuar për objektiva madhorë. Ditët e fundit ka mbërritur konfirmimi i rëndësishëm. Tekniku Italiano ishte protagonisti i një sezoni të shkëlqyer në Toskanë.

Agjenti i trajnerit, Fali Ramadani ishte në Firence për të sqaruar detajet e fundit të rinovimit të kontratës dhe me këtë rast, u fol edhe për një tjetër objektiv të mundshëm. Emri që qarkullon është ai i Nedim Bajramit, mesfushorit të Empolit, që sezonin e fundit ishte një nga më të mirët. Drejtuesit e Fiorentinës kanë marrë informacione mbi një transferim të mundshëm të Bajramit, duke qenë se edhe me Empolin kanë marrëdhënie të mira, teksa kartoni i tij vlerësohet rreth 15 milionë euro.

Vincenzo Italiano e pëlqen profilin e futbollistit shqiptar dhe shihet si zëvendësuesi ideal i Torreiras, mesfushori që u largua këtë sezon pasi kartoni i lojtarit zotërohet nga Arsenal.

E.Ç (Dosja.al)

bajrami empoli

Sondazh

Poll