Sport

Pas katër vitesh në stol, merr fund makthi i Karius te “Reds”, tani është i lirë...

Portieri gjerman do të largohet pas disa ditësh nga Liverpool, ku ishte i pafat dhe nuk pati mundësi të shprehë aftësitë e tij sportive

22 Qershor 2022, 16:26 Nga DOSJA
Pas katër vitesh në stol, merr fund makthi i Karius te

ANGLI - Në moshën 29-vjeçare, Loris Karius do të jetë pa ekip në fund të qershorit. Kontrata e tij përfundon me Liverpoolin, i cili nuk i ka ofruar rinovim. Nuk është as çudi, pasi gjermani nuk ka luajtur asnjë ndeshje për ‘Reds’ për katër vite. Paraqitja e tij e fundit ishte në finalen e Champions League 2018, në të cilën dy nga gabimet e tij ndihmuan që Real Madridi të fitonte trofeun e tij të 13-të Europian atë natë.

Ishte një makth për Karius. Një më shumë. Ai mbërriti në ‘Anfield’ në vitin 2016, por humbi vendin e tij ndaj Simon Mignolet pas një sërë gabimesh. Ai rifitoi vendin në sezonin 2017-18, ndërkohë që performanca e tij në finalen e Kievit e bindi Jürgen Klopp për nevojën e një portieri të nivelit të lartë. Alisson Becker mbërriti dhe Liverpool pushtoi Europën dhe trofeun e saj të parë në 30 vjet. 

Pas dy huazimeve te Besiktas dhe Unión Berlín, Karius tani është në kërkim të një ekipi të ri. Në një intervistë të fundit për kanalin gjerman ‘Sky’, portieri vlerësoi kohën e tij në Liverpool. “Kishte kohë të mira dhe të këqija. Është pjesë e lojës, ky është futbolli, por unë jam rritur si person,- shpjegoi ai.

Niveli në të cilin punuam dhe profesionalizmi që ishte atje ishte unik. Unë kurrë nuk kisha përjetuar diçka të tillë, prandaj ata kanë një sukses të tillë. Këtë vendosmëri do ta marr me vete në punën time të ardhshme. Unë jam i lirë dhe mund të marr vendimet e mia. Kjo është një situatë e re për mua, por mezi pres të nis një sfidë të re. Kjo është gjithmonë një gjë e mirë. Dhe unë jam gati mendërisht dhe fizikisht”.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll