Aktualitet

Dëshmitë brilante nga dyert e SPAK, banorët e fshatit Kozare presin hetimin në kafene: Bektashi ka korrur grur, s'është trafikant

Ata shprehen me siguri se bashkëfshatari i tyre nuk është marrë kurrë me trafik droge e prostitucion, por që fëmijët, thonë se nuk ja njohin.

22 Qershor 2022, 12:57 Nga f.m;f.g
Dëshmitë brilante nga dyert e SPAK, banorët e fshatit Kozare
Fshatarët

TIRANË- Bashkëfshatarët e Bektesh Shtëpenjës nga Kozarja e Kuçovës kanë dalë garant për të dhe anë dëshmuar në Prokurorinë e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) se ai nuk është kriminel, por ka korrur grurë gjithë jetën. Të ulur në kafene, teksa presin në radhë për të dëshmuar para SPAK, ata shprehen me siguri se bashkëfshatari i tyre nuk është marrë kurrë me trafik droge e prostitucion, por që fëmijët, thonë se nuk ja njohin.

“Ai është fermer i shkëlqyer. Vetëm në dorë ia kemi dhënë lekët. Pardje e korra unë, 6 dynym. Në dorë ia dhashë lekët. Është rritur edhe çmimi sivjet. Unë nuk e njoh mirë, fëmijët nuk ia njoh por Bektashi nuk është marrë me këto gjëra”, tha një prej tyre. 

Çfarë po ndodh në SPAK?

240 banorë të fshatit Kozare të Kuçovës kanë shkuar sot pranë prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) për të marrë pjesë në seancën gjyqësore ku do të dëshmojën për bashkëfshatarin e tyre, Shtëpenjën. Ky i fundit ka një djalë të dënuar për trafik droge dhe prostitucion e për rrjedhojë, SPAK pretendon se pasuria që zotëron është e ngritur me paratë e krimit. Ndërsa vetë Shtënjea thotë se gjithçka që ka e ka përfituar duke shitur grurin që korr me autokambajnën e tij prej vitesh, por që nuk ka pasur kurrë NIPT e nuk mund të deklarojë faturat. 

 

bektash shtepenja

Sondazh

Poll