Aktualitet

SPAK e kërkon për autokombajnën, Bektash Shtëpenja: Kur të mbaroj korrjen e grurit do të vij

Ai ka thënë se është njeri punëtor e jo kriminel.

22 Qershor 2022, 12:56 Nga f.m;f.g
SPAK e kërkon për autokombajnën, Bektash Shtëpenja: Kur
Banorët e fshatit

TIRANË- Bektash Shtëpenja i akuzuar nga Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) nuk ka pranuar që të marrë pjesë në gjyqin që po zhvillohet për sekuestrimin e pasurisë së tij. Nga Kuçova, ai ka thënë se është njeri punëtor, por që në gjyq do të shkojë kur të mbarojë grurin, pasi për momentin është angazhuar me të.

"Kur të mbarojë gruri, vij në gjyq por kam të ardhura me djersë e punë, jo siç thotë OFL. S'jam kriminel, i gjithë fshati më njeh. Nuk kam manipuluar dëshmitë e fshatit siç thotë SPAK, jam punëtor,”- mësohet të ketë thënë Shtëpenja.

Çfarë po ndodh në SPAK?

240 banorë të fshatit Kozare të Kuçovës kanë shkuar sot pranë prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) për të marrë pjesë në seancën gjyqësore ku do të dëshmojën për bashkëfshatarin e tyre, Shtëpenjën. Ky i fundit ka një djalë të dënuar për trafik droge dhe prostitucion e për rrjedhojë, SPAK pretendon se pasuria që zotëron është e ngritur me paratë e krimit. Ndërsa vetë Shtënjea thotë se gjithçka që ka e ka përfituar duke shitur grurin që korr me autokambajnën e tij prej vitesh, por që nuk ka pasur kurrë NIPT e nuk mund të deklarojë faturat. 

bektash shtepenja

Sondazh

Poll