Aktualitet

E PAZAKONTË! 240 banorë të Kozares dëshmojnë në SPAK për një...autokombajnë

Bektashi ka plotësuar formularin e OFL për shtëpinë e tokën duke deklaruar se të ardhurat i ka nga autokombanja të cilën e punon prej vitit 1991 dhe nga viti 1980 ka qenë pjesë e kooperativës.

22 Qershor 2022, 12:50 Nga f.m;f.g
E PAZAKONTË! 240 banorë të Kozares dëshmojnë në
Dëshmitarët në zyrat e SPAK

TIRANË- 240 banorë të fshatit Kozare të Kuçovës po marrin pjesë në një seancë të pazakontë gjyqësore për të dëshmuar bashkëfshatarin e tyre Bektash Shtëpenja që sipas Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka pasuri me të ardhura nga krimi. Të gjithë banorët e fshatit do të dëshmojnë pro ose kundër Shtëpenjës në gjyqin që po zhvillohet sot. 120 prej tyre kanë deklaruar se kanë korrur bashkë grurin, por që nuk kanë pasur kurrë NIPT dhe paratë i kanë marrë pa faturë.

Bektashi ka plotësuar formularin e OFL për shtëpinë e tokën duke deklaruar se të ardhurat i ka nga autokombajna të cilën e punon prej vitit 1991 dhe nga viti 1980 ka qenë pjesë e kooperativës. Ai shton se këtë gjë ia dëshmon i gjithë fshati, gjë që nuk mund ta manipulojë dot.

Cila është fabula e SPAK?

Prokuroria e Posaçme e ngritur për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar akuzon Bektash Shtëpenjën se ka ngritur pasurinë me para të fituara nga trafiku i drogës së të birit. Pjesë e pasurisë është edhe një autokombajnë me të cilën Shtëpënja korr barin. Por bashkë me të, grurin dhe barin e korrin edhe banorët e fshatit Kozare. Një fshat i tërë është dërguar në SPAK ku të gjithë po dëshmojnë sesi paguajnë me para në dorë për të korrur barin dhe grurin tek Bektash Shtëpenja, i cili duhet të bindë SPAK se pasurinë e ka ndërtuar duke korrur bar dhe jo me trafik droge.

 

gjyqi i pazakonte ne spak bektash shtëpenja

Sondazh

Poll