Aktualitet

VD-Rriten pagat e ushtarakëve me 30%, Peleshi: Ja sa pritet të shkojë pagesa minimale

Në total paga e një ushtari të thjesht shkon mbi 51 mijë lekë të reja.

22 Qershor 2022, 12:51 Nga f.g
VD-Rriten pagat e ushtarakëve me 30%, Peleshi: Ja sa pritet të
Niko Peleshi, minister

TIRANE- Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi njoftoi rritjen e pagave për të gjithë trupën ushtarake në Shqipëri. Në përfundim të mbledhjes së Këshillit të Ministrave, Peleshi tha se personelit ushtarak i është vendosur rritja e pagës me 30%. Në total paga e një ushtari të thjesht shkon mbi 51 mijë lekë të reja.

“Kemi marrë një vendim që nuk merret shpesh. Në 30 vite nuk ka pasur një vendim si ky që lidhet me trajtimin me pagë të personelit ushtarak. Kemi bërë rritjen historike të pagës. Jam krenar dhe mirënjohës që premtimi I kryeministrit është jetësuar. Të gjithë ushtarakët, nga ushtari I parë, tek gradat më të larta, nga data 1 korrik, do kenë një pagë 30% më të lartë. Është më shumë se 51 mijë lekë të reja. Plus pagesa shtesë të trajtimit ushqimor. Kemi hartuar dhe një aneksë, një listë me 30 pozicione që marrin një shtesë tjetër mbi shtesën e pages” – tha Peleshi.

 

niko peleshi pagat e ushtrise

Sondazh

Poll