Bota

Abazoviç takim me ambasadorin francez: BE-ja duhet të tregojë stabilitet

Në këtë kontekst, kryeministri vuri në dukje se për Malin e Zi është e rëndësishme që një ide e tillë të mos jetë zëvendësim i anëtarësimit në BE, duke theksuar se është më mirë të shkëmbehen mendime dhe ide për Europën dhe perspektivën e saj.

22 Qershor 2022, 12:32 Nga DOSJA
Abazoviç takim me ambasadorin francez: BE-ja duhet të tregojë
Dritan Abrazoviç

MALI I ZI- Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç gjatë takimeve me ambasadorin francez në Mal të Zi, Christian Timoni ka thënë se Bashkimi Europian duhet të tregojë stabilitet dhe të jetë i vendosur për vendet kandidate për anëtarësim.

Sipas Vijesti, duke folur për presidencën franceze të BE-së ata kanë diskutuar mbi deklaratën e fundit e fundit të presidentit francez Macron për vendet e BE-së, i cili prezantoi idenë e formimit të një komuniteti politik europian, si një forum politik gjithëpërfshirës që do të mundësonte ndërtimin e një komuniteti me të gjitha vendet që presin të anëtarësohen në BE.

Në këtë kontekst, kryeministri vuri në dukje se për Malin e Zi është e rëndësishme që një ide e tillë të mos jetë zëvendësim i anëtarësimit në BE, duke theksuar se është më mirë të shkëmbehen mendime dhe ide për Europën dhe perspektivën e saj.

Në takim mori pjesë edhe zëvendësambasadorja e Republikës së Sllovenisë në Mal të Zi Goranka Krošelj, me të cilën u diskutua bashkërisht për realizimin e projekteve të filluara më parë në fushën e sigurisë kibernetike, sektorit të TI-së, shkencës dhe arsimit.

dritan abazoviç

Sondazh

Poll