Bota

VD/ Nëna në Peru gjen vajzën në klub nate duke pirë, e largon me dhunë

E reja e cila kishte veshur një fustan të bardhë, shihet në pistën e kërcimit me mikrofon në dorë, teksa këndon dhe kërcen, ndërkohë që të pranishmit shijojnë spektaklin që po ofron ajo.

22 Qershor 2022, 09:22 Nga j.c
VD/ Nëna në Peru gjen vajzën në klub nate duke pirë, e
Nëna godet adoleshenten

PERU- Një video e kapur jashtë një klubi nate është bërë virale orët e fundit në rrjetet sociale. Pasi u shfaq se si një nënë e nxorri vajzën e saj me forcë nga një klub nate. E reja e cila kishte veshur një fustan të bardhë, shihet në pistën e kërcimit me mikrofon në dorë, teksa këndon dhe kërcen, ndërkohë që të pranishmit shijojnë spektaklin që po ofron ajo.

Sipas mediave të huaja, adoleshenja kishte shkuar në një klub nate me miqtë dhe papritur ishte shfaqur nëna e saj e cila e ka nxjerrë nga lokalit. Ajo e mori të bijën dhe në kamera është xhiruar momenti kur ajo vazhdonte ta godiste atë me rrip në këmbë.

Raportohet se vajza e re nuk kishte kërkuar leje nga prindërit për të dalë, por ajo çfarë e nervozoi më shumë të ëmën e saj është fakti se gjeti të bijën adoleshente duke pirë birrë dhe duke performuar për persona të tjerë.

Shumica e komentuesve i kanë dalë në mbrojtje nënës, duke konsideruar se fëmijët duhet t’i respektojnë prindërit. Megjithatë ka pasur edhe prej atyre që mendojnë se me këtë veprim kjo nënë nga Peruja e ka tepruar.

adoshentja ne peru peru

Sondazh

Poll

Bota 22 Qershor 2022, 08:11

Kancelari Scholz analizon sjelljen e Putinit

Olaf Scholz GJERMANI- Sipas mendimit të kancelarit gjerman, Olaf Scholz presindeti rus Vladimir Putin po zhvillon luftë kundër demokracive....