Bota

Putin kujton Luftën e Dytë Botërore: 22 qershori, Dita e Përkujtimit dhe Zisë, nazistët na diskredituan

Putin sot ka vendosur lule tek ushtarët e vrarë të luftës

22 Qershor 2022, 09:04 Nga d.d

Putin kujton Luftën e Dytë Botërore: 22 qershori, Dita e

Vladimir Putin

RUSI-Presidenti rus, Vladimir Putin, ka përkujtuar ditën kur forcat e Gjermanisë naziste të Hitlerit pushtuan Bashkimin Sovjetik më 22 qershor 1941. Kjo datë është e rëndësishme në Rusi dhe do të mbahet mend si "Dita e Kujtimit dhe Trishtimit".

Sipas The Guardian, Putin sot ka vendosur lule tek ushtarët e vrarë të luftës. Ministria ruse e mbrojtjes publikoi dokumente që datojnë që nga fillimi i Luftës së Dytë Botërore, duke pretenduar se Gjermania synonte se ushtria sovjetike po bombardonte kishat dhe varrezat për të justifikuar pushtimin e saj.

“Ashtu si në ditët e sotme, në vitin 1941, nazistët përgatitën provokime paraprakisht për të diskredituar shtetin tonë.22 qershori është një nga datat më tragjike në historinë ruse, "Dita e Përkujtimit dhe Zisë". Si sot 81 viet më parë filloi Lufta e Madhe Patriotike. Ky përkujtimor do të mbahet në Katedralen kryesore të Forcave të Armatosura Ruse," ka shkruar Ministria e Mbrojtjes së Rusisë.

Lufta në Ukrainë sot ka hyrë nqë ditën e 119. Sulmet e trupave ruse shfaqen në shumë territore të Ukrainës. Dhjetëra të vdekur dhe të polagosur raportohen nga Inteligjenca britanike në Ukrainë. 

vladimir putin lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll

Bota 22 Qershor 2022, 08:11

Kancelari Scholz analizon sjelljen e Putinit

Olaf Scholz GJERMANI- Sipas mendimit të kancelarit gjerman, Olaf Scholz presindeti rus Vladimir Putin po zhvillon luftë kundër demokracive....