Bota

Sulmi në Teksas/ Shkatërrohet shkolla ku u vranë 19 nxënës dhe dy mësuese

Vrasja e 21 personave nga 18-vjeçarit Salvador Ramos, bëri që komuniteti të marrë vendimin që të mbyllte shkollën dhe më pas ta shkatërronte atë

22 Qershor 2022, 08:59 Nga j.c
Sulmi në Teksas/ Shkatërrohet shkolla ku u vranë 19
Shkolla fillore Robb në Teksas

SHBA- Shkolla fillore 'Robb' në Teksas, ku u vranë me armë zjarri 19 nxënës dhe dy mësuese, do të prishet. Vrasja e 21 personave nga 18-vjeçarit Salvador Ramos, bëri që komuniteti të marrë vendimin që të mbyllte shkollën dhe më pas ta shkatërronte atë.

Sipas Sky News, lajmin e konfirmoi kryebashkiaku Don McLaughlin në konferencën për shtyp të këshillit të qytetit të Uvalde.

"Nuk mund t'i kërkoni kurrë një fëmije ose mësuesit të kthehet në atë shkollë"- tha ai.

Por ai shtoi se nuk kishte ende një afat kohor të saktë se kur do të prishej shkolla. Megjigjatë shumë persona nuk kanë qenë dakort me vendimin e marrë. Steven Mçraw, drejtor i Departamentit të Sigurisë Publike në Teksas, e quajti një "dështim të tmerrshëm". Ai rikujtoi përsëri se rreth 19 oficerë kishin pritur mbi një orë në një korridor jashtë klasave përpara se një ekip special i Forcave Kufitare të hynte dhe të vriste personin e armatosur.

Nëntëmbëdhjetë fëmijë në klasën e katërt të moshës 11 dhe 12 dhe dy mësues u vranë në sulmin e 24 majit nga 18-vjeçari. Disa vite më parë edhe shkolla fillore Sandy Hook në Neëtoën u shkatërrua pas sulmit të një personi të armatosur në dhjetor 2012-ës që çoi në vdekjen e 26 personave, 20 fëmijë rreth moshës gjashtë dhe shtatë vjeç dhe gjashtë mësues.

sulmi ne teksas salvador ramos

Sondazh

Poll

Bota 22 Qershor 2022, 08:11

Kancelari Scholz analizon sjelljen e Putinit

Olaf Scholz GJERMANI- Sipas mendimit të kancelarit gjerman, Olaf Scholz presindeti rus Vladimir Putin po zhvillon luftë kundër demokracive....