Aktualitet

Shkrumbohet mjeti 'Suzuki' në Delvinë, policia nis menjëherë hetimet

Mjeti i djegur i tipit 'Suzuki' është në pronësi të personit me inicialet L.K, i cili banon në Delvinë.

22 Qershor 2022, 08:02 Nga DOSJA
Shkrumbohet mjeti 'Suzuki' në Delvinë, policia nis
Mjet i djegur

DELVINË- Një mjet është djegur në orët e vona të mbrëmjes në lagjen '9 nëntori' në Delvinë. Policia informon se ngjarja ka ndodhur rreth orës 00:50. Mjeti i djegur i tipit 'Suzuki' është në pronësi të personit me inicialet L.K, i cili banon në Delvinë. Policia dhe grupi hetimor janë në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për të përcaktuar shkaqet e zjarrit. Nuk dihet nëse zjarrëvënia është e qëllimshme. 

NJOFTIMI I POLICISË:

Më datë 22.06.2022, rreth orës 00:50, në lagjen “9 nëntori”, Delvinë, ka rënë zjarr dhe është djegur një mjet i markës “Suzuki”,  në pronësi të shtetasit L. K., banues në Delvinë. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe shkakut të rënies së zjarrit.

digjet makina ne delvine

Sondazh

Poll