Politike

Komisioni Hetimor për Investimet Strategjike, Bardhi: SMS e kam parë në sytë e mi, Berisha urdhëroi deputetët të hiqnin firmën

Gazment Bardhi tha se e ka parë vetë mesazhin e Berishës në telefonin e një kolegu që kërkonte heqjen e firmës në kërkesën e depozituar në Kuvend.

21 Qershor 2022, 21:36 Nga k.m.
Komisioni Hetimor për Investimet Strategjike, Bardhi: SMS e kam parë
Gazment Bardhi

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka treguar mesazhin e kryedemokratit Sali Berisha lidhur me ngritjen e Komisionit Hetimor për Investitorët Strategjikë.

Në fjalën e tij, në emisionin “Top Story”, Bardhi tha se e ka parë vetë mesazhin e Berishës në telefonin e një kolegu që kërkonte heqjen e firmës në kërkesën e depozituar në Kuvend.

“Unë kam kontaktuar edhe deputetë pranë Berishës të bëheshin pjesë e aksionit për investimet strategjike. Gjëja që ndodhi ishte se një pjesë e tyre erdhën dhe firmosën dhe pas një mesazhi të marrë nga Berisha e tërhoqën bashkëpunimin. SMS e kam parë në sytë e mi, Berisha urdhëroi me shkrim që të mos jepej asnjë firmë për ngritjen e komisionit hetimor për investimet strategjike. Deputetët pranë tij që firmosën, erdhën sërish dhe zhgarravitën firmat,”-tha ndër të tjera Bardhi.

gazment bardhi

Sondazh

Poll