Politike

Investitorët strategjikë, Gazment Bardhi bën denoncimin e radhës: Kompania garoi e vetme, humbi!

Gazment Bardhi tha se kanë një denoncim që do të bëhet public shumë shpejt që ka lidhje me binjakëzimin e dy kompanive.

21 Qershor 2022, 21:09 Nga k.m.

Investitorët strategjikë, Gazment Bardhi bën denoncimin e

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi bën denoncimin e radhës lidhur me investimet strategjike. I ftuar në emisionin “Top Story”, Bardhi tha se kanë një denoncim që do të bëhet public shumë shpejt që ka lidhje me binjakëzimin e dy kompanive. Sipas tij, një kompani, të cilën nuk e përmendi me emër, ka marrë një tokë në bregdet vetëm pas bashkimit me një kompani tjetër.

“Ka raste edhe më të rënda se sa rasti i Xhaçkës, tipike indicie për korrupsion. Po e them për herë të parë se kemi dokumente. Një kompanie e cila aplikon i refuzohet kërkesa pas disa ditësh bashkëpunon me një kompani tjetër pas së cilës, e njëjta kërkesë me të njëjtat dokumentacione pranohet nga investimet. Pra një kompani që garojë e vetme, dështoi! Lidhi marrëveshje me një kompani të sapokrijuar, e më të njëjtën procedurë, ofertë, fitoi garën. Pjesa dërrmuese janë prona në bregdetin e jugut në Shqipëri,”-tha ai ndër të tjera. 

 

 

 

gazment bardhi

Sondazh

Poll