Aktualitet

‘Vetëm të vdekur mund të na kapin’/ Kapen 5 shqiptarët nga Miloti, tmerri i Firences të fiksuar pas parave (VD)

28 Korrik 2019, 17:53 Nga DOSJA
‘Vetëm të vdekur mund të na kapin’/ Kapen 5

ITALI“Vetëm të vdekur mund të na kapin”. Kjo ishte motoja e pesë djemve nga Miloti të cilët ishin kthyer në tmerrin e Firencez. Ata i përkasin moshave 21 deri në 37-vjeçare, por emrat e tyre nuk janë bërë publike.

Pesë të rinjtë shqiptar janë arrestuar pasi akuzohen për grabitjen e disa banesazve në zonë. Ata kryenin grabitje edhe nëse pronarët ndodheshin brenda banesës.

Një natë pesë shqiptarët nga Miloti vodhën 30 gramë ar nga banesa e një plake ndërkohë që ajo flinte. Fjalën “ar” ata e kodonin me “pikë”.

Në rrjetet sociale mburreshin se kishin çuar drejt përplasjes një makinë karabinierësh ose se kishin grabitje prej “200 pikësh”. Madje kënga më e luajtur në telefonin e tyre ishte “Soldi Soldi” nga Mahmood.

Sipas mediave, djemtë ishin të afërm dhe i përkisnin familjeve me mbiemër Veseli, Gega dhe Cera. Tre prej tyre kanë precedentë të mëparshëm penal, ndërsa dy të tjerë nuk janë të njohur në drejtësinë italiane.

Gjatë operacionit për arrestimin e tyre, një nga grabitësit u mundua të arratisej duke u hedhur nga kati i gjashtë i një pallati në ballkonin e një apartamenti në kat të katërt të pallatit përballë. Por sërish përfundoi në prangat e policisë.

Nga operacioni mbetën të lënduar 3 efektivë të policisë italane, ndërkohë që shqiptarët nuk pësuan asnjë gërvishtje.

Marrë nga La nazione.it

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohen shqiptaret ne itali itali arrestohen shqiptaret ne itali itali

Sondazh

Poll