Aktualitet

Rrezikuan të mbyteshin, Policia dhe FNSH shpetojnë 14 persona në grykëderdhjen e Vilunit

28 Korrik 2019, 13:41 Nga DOSJA
Rrezikuan të mbyteshin, Policia dhe FNSH shpetojnë 14 persona në

SHKODËR- Disa pushues nga Kosova dhe nga Shkodra kanë rrezikuar të mbyten sot nga kushtet e këqija atmosferike. Sipas një njoftimi nga Policia disa efektivë u kanë shkuar në ndihmë, duke i nxjerrë nga grykëderdhja e Vilunit.

Mësohet se është dhënë ndihma e parë  5 shtetasve të cilët rrezikuan të mbyteshin. “Po në të njëjtin vend u dha ndihma dhe 9 shtetasve  Çekë të cilet kishin ngelur të izoluar dhe në momentin që donin të kalonin grykëderdhjen e Vilunit,  jeta e tyre u vu në rrezik”, thuhet në njoftim.

NJOFTIMI I PLOTË

Policia Kufitare dhe FNSH  ju vijnë  në ndihmë pushuesve  dhe turistëve,  duke ndërhyrë në tre raste të vështira. Falë ndërhyrjes së shpjetë nga Policia Kufitare dhe FNSH,  u është dhënë ndihma e parë  5 shtetasve nga Shkodra dhe Kosova në  grykëderdhjen e Vilunit në lagunën e Rrjollit, të cilët  rrezikuan mbytjen. Pesë shtetasit  u transportuan për në qëndrën spitalore, ku gjendja shendetësore e tyre është jashtë rrezikut për jetën. 

Po në të njëjtin vend u dha ndihma dhe 9 shtetasve  Çekë të cilet kishin ngelur të izoluar dhe në momentin që donin të kalonin grykëderdhjen e Vilunit,  jeta e tyre u vu në rrezik.  Falë ndërhyrjes së Policisë  të 9 shtetasit kanë dalë në breg pa asnjë problem për jetën. Njëkohësisht edhe  në Sarandë,  Policia Kufitare ka shpëtuar një plazhist i cili u rrezikua të mbytej si pasojë e dallgëve të detit. Policia e Shtetit, ju bën thirrje të gjithë pushuesve të tregojnë kujdes maksimal  pasi deti  aktualisht është  i trazuar dhe me dallë të mëdha. Policia e Shtetit sygjeron pushuesit dhe turistët  që të shmangin lëvizjet me  mjete  lundrimi, si motorr uji apo varka deri në qetësimin e detit.

Policia Kufitare ka rritur patrullimin me mjetet e saj lundruese në det dhe është angazhaur maksimalisht  për t’i ardhur në ndihmë çdo pushuesi që i rrezikohet jeta në det. Në ndihmë të Policisë Kufitare janë angazhuar maksimalisht edhe shërbimet e Policive Vendore si dhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë, me patrullim tokësor. Për çdo rast nevoje për ndihmë telefononi në numrin pa pagesë 112 dhe shërbimet e Policisë do jenë menjëherë në ndihmën tuaj.

Dy pushues kanë humbur jetën sot në plazhin e Durrësit, një grua, dhe një i ri që po bënte xhiro me motor uji. Ndërkohë, më herët një pushues nga Kosova është shpëtuar sot nga roja bregdetare në Velipojë. Vrojtuesi e ka transportuar në breg dhe i ka dhënë ndihmën e parë mjekësore, derisa në vendngjarje ka mbërritur ndihma e shpejtë. Ditën e sotme deti në Velipojë dhe Durrës është i trazuar nga dallgët dhe era e fortë.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet mbytja e pushuesve moti i keq shi ne plazh shpetohen pushuesit mbytja e pushuesve moti i keq shi ne plazh shpetohen pushuesit

Sondazh

Poll