Aktualitet

Mushkonjat “pushtojnë” dy plazhet në jug, pushuesit nisin të largohen

28 Korrik 2019, 16:32 Nga DOSJA
Mushkonjat “pushtojnë” dy plazhet në jug, pushuesit nisin

VOLRË- Megjithëse sezoni i plazhit është në kulmin e tij, mushkonjat nuk po lënë pushuesit të qetë në Plazhin e Vjetër dhe në plazhin e Zvërnecit në Vlorë.

Kjo ka bërë që shumë pushues të largohen nga këto dy plazhe, gjë që ka ndikuar negativisht tek bizneset në këtë zonë.

Banorët e zonës dhe pushuesit kanë shprehur shqetësimin e tyre për këtë problem, duke thënë se askush nuk e ka dezinfektuar zonën.

Ndërsa për banorët që kanë biznese në këto dy plazhe, është një humbje e madhe nëse plazhistët vazhdojnë të largohen edhe më shumë, pasi të ardhurat që fitojnë tani ju nevojiten deri në sezonin e vitit të ardhshëm.

(A.C/Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet largohen pushuesit mushkonjat ne plazh vlore zvernec largohen pushuesit mushkonjat ne plazh vlore zvernec

Sondazh

Poll