Aktualitet

“Çmendet” moti, shi e stuhi në të gjithë bregun. Mbyten 2 pushues në Durrës, shpëtohen 15 të tjerë në Velipojë

28 Korrik 2019, 13:06 Nga DOSJA
“Çmendet” moti, shi e stuhi në të gjithë

DURRËS- Dy ngjarje tragjike kanë ndodhur sot në qytetin bregdetar të Durrësit, pasi dy pushues kanë humbur jetën brenda ditës së sotme, ku viktimë kanë mbetur, një 50-vjeçare dhe një 33-vjeçar.

Sipas policisë, gruaja ishte futur në det, por nuk ishte ndjerë mirë. Ajo është nxjerrë nga pushuesit dhe është transportuar në spital, por nuk ka munduar të mbijetojë.

Një tjetër aksident tragjik është shënuar  sot në Lalëz, ku ka mbetur viktimë edhe një 33-vjeçar, i cili ka qenë duke bërë xhiro në det me motor uji dhe më pas është rrëzuar, pasi deti ka qenë shumë i trazuar.

Ndërkohë, më herët një pushues nga Kosova është shpëtuar sot nga roja bregdetare në Velipojë. Vrojtuesi e ka transportuar në breg dhe i ka dhënë ndihmën e parë mjekësore, derisa në vendngjarje ka mbërritur ndihma e shpejtë. Por një tjetër tragjedi është shmangur në Velipojë, ku Policia ka shpetuar 14 pushues që rrezikoheshin të mbyteshin, pasi mund t’i merrte rrjedha e ujit.  Ditën e sotme deti në Velipojë dhe Durrës është i trazuar nga dallgët dhe era e fortë.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet gjiri i lalezit mbyten dy pushues ne durres motor uji tragjedi ne durres gjiri i lalezit mbyten dy pushues ne durres motor uji tragjedi ne durres

Sondazh

Poll