Aktualitet

Rrezikohej të mbytej në det, shpëtohet 9-vjeçari në Vlorë

28 Korrik 2019, 16:12 Nga DOSJA
Rrezikohej të mbytej në det, shpëtohet 9-vjeçari në

VLORË- Një fëmijë 9 vjeç është shpëtuar sot nga rojet bregdetare në Vlorë. Sipas informacioneve ai ishte duke u larë në det, por ka hasur në vështirësi gjatë notimit.

Ka qenë partulla e Policisë Bashkiake dhe rojat e plazhit ato që i kanë ardhur në ndihmë, duke bërë të mundur shpëtimin e tij.

Ngjarja ka ndodhur në zonën e Ujit të Ftohtë në Vlorë, një zonë e populluar nga shumë turistë në këtë sezon.

Ndërkohë, më herët një pushues nga Kosova është shpëtuar sot nga roja bregdetare në Velipojë. Vrojtuesi e ka transportuar në breg dhe i ka dhënë ndihmën e parë mjekësore, derisa në vendngjarje ka mbërritur ndihma e shpejtë. Por një tjetër tragjedi është shmangur në Velipojë, ku Policia ka shpetuar 14 pushues që rrezikoheshin të mbyteshin, pasi mund t’i merrte rrjedha e ujit.  Ditën e sotme deti në Velipojë dhe Durrës është i trazuar nga dallgët dhe era e fortë.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet moti i keq shpetohen pushuesit shpetohet turisti moti i keq shpetohen pushuesit shpetohet turisti

Sondazh

Poll