Aktualitet

Vjedhja e celularëve të turistit, Ardi Veliu me “dorë të hekurt”, pezullon nga puna efektivin në Durrës

28 Korrik 2019, 13:16 Nga DOSJA
Vjedhja e celularëve të turistit, Ardi Veliu me “dorë

TIRANË– Pas videos të publikuar në rrjetet sociale ku një turist nga Kosova denonconte vjedhjen e tre celularëve në Durrës dhe kërcëninet që kishte marrë nga Policia, ka ardhur dhe një reagim nga uniformat blu.

Sipas një njoftimi për mediat bëhet me dije se Drejtori i Përgjithshëm Ardi Veliu ka pezulluar nga puna efektivin i cili ishte pjesë e videos denoncuese.

Punonjësi i Policisë është pezulluar nga detyra dhe ndaj tij Drejtoria e Standarteve Profesionale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit ka filluar hetimin disiplinor.

NJOFTIMI I PLOTË

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit pezullon menjëherë nga detyra punonjësin e Policisë së Komisariatit të Policisë Durrës, për komunikim jo etik me një pushues nga Kosova

Në lidhje me një video të publikuar në rrjetet sociale nga nje shtetas kosovar, i cili ka bërë publik komunikimin jo etik të punonjësit të Policise, sqarojmë opinionin publik se:

Në Sallën Operative të Komisariatit të Policisë Durrës është bërë një njoftim për vjedhjen e 3 celularëve. Me marrjen e njoftimit menjëherë Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe ka marrë kontakt me shtetasin kosovar, i cili ka thënë se në banesën e marrë me qera i kishin marrë 3 aparatë celularë.

Pasi punonjësit e Policisë kanë kryer veprimet paraprake, i kanë shpjeguar proceduren që duhej për të bërë kallëzim në lidhje me vjedhjen e celularëve që ai pretendonte, por shtetasi kosovar nuk ka pranuar dhe më vonë ka deklaruar se i ka gjetur celularët.

Gjatë komunimit në lidhje me rastin, Ndihmës/Specialisti i Policimit në Komunitet A.L. ka përdorur komunikim jo etik me shtetasin kosovar.

Për këtë, punonjësi i Policisë është pezulluar nga detyra dhe ndaj tij Drejtoria e Standarteve Profesionale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit ka filluar hetimin disiplinor.

Policia e Shtetit është e angazhuar maksimalisht për të garantuar një ambient sa më të sigurt për të gjithë pushuesit, vizitorët e turistët.

Policia e Shtetit fton qytetarët të denocojnë çdo rast të abuzimit të punonjësve të policisë me detyrën dhe çdo paligjshmëri në numrin pa pagesë 112, në Komisariatin Dixhital dhe në adresat e tjera zyrtare të Policisë së Shtetit, si dhe në numrin pa pagesë 0800 90 90 të Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankeat në MB, duke garantuar reagim të shpejtë e të paanshëm.

Sot një qytetar nga Kosova ka bërë një denoncim sot, duke deklaruar se i kishin vjedhur tre telefona në Durrës. Ai është përballur me një sjellje jo të hijshme nga polici, i cili e ka kërcënuar. Pushuesi pas zënkës me efeketivin rastin e ka vbërë publik në media.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet ardi veliu pezullohet polici pushuesi nga kosova sherri me policin sjellja e policeve ardi veliu pezullohet polici pushuesi nga kosova sherri me policin sjellja e policeve

Sondazh

Poll