Aktualitet

E rëndë/ Bie nga motori i ujit teksa bënte xhiro, mbytet 33-vjeçari në Lalëz

28 Korrik 2019, 12:40 Nga DOSJA
E rëndë/ Bie nga motori i ujit teksa bënte xhiro, mbytet

GJIRI I LALËZIT-Një ngjarje rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në Durrës. Një 33-vjeçar me iniciale B.M. ka ndërruar jetë tek Gjiri i Lalëzit.

I riu ka qenë duke udhëtuar me motor uji dhe pasi është rrëzuar, është mbytur në det. Ai është dërguar menjëherë në Spitalin Rajonal Durrës, por nuk ka mundur të mbijetojë. 

Një tjetër pushuese ka humbur jetën sot në qytetin e Durrësit, e cila nuk u ndje mirë pasi u fut për t’u larë në det. Ajo është nxjerrë nga pushuesit dhe është transportuar në Spitalin Rajonal Durrës, ku ka ndërruar jetë.

Njoftimi i paraprak i policisë: 

Më datë 28.07.2019,rreth orës 13:50, në Gjirin e Lalëzit, Durrës, shtetasi B.M., rreth 33 vjeç, banues në Tiranë, duke bërë xhiro në det me motorr ujë është rrëzuar dhe është mbytur, ai u transportua në Spitalin Rajonal Durrës, ku ka ndërruar jetë. Grupi Hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet mbytet 33 vjecari ne lalez motor uji tragjedi ne durres mbytet 33 vjecari ne lalez motor uji tragjedi ne durres

Sondazh

Poll