Politike

Skandali/ Pjesë e grupit të Dumanit, Gentian Sharra bleu vota për PS-në në 2017, u vu nën hetim

Gjykata citon faktin se Sharra, pronar i një biznesi privat me objekt tregtimin e pjesëve të këmbimit të automjeteve, ka qenë në ndjekje me metoda speciale të hetimit për blerje votash.

21 Qershor 2022, 13:35 Nga F.M
Skandali/ Pjesë e grupit të Dumanit, Gentian Sharra bleu vota për
Nuredin Dumani

TIRANË- Pjesëtari i bandës kriminale të Nuredin Dumanit, Gentian Sharra ka blerë vota në favor të Partisë Socialiste për zgjedhjet parlamentare të 20170ës. Në vendimin e gjykatës për sekuestrimin e pasurisë se tij pas dëshmisë së të penduarit Dumani, bëhet me dije se Sharra ka qene në hetim per korrupsion aktiv në zgjedhje Gentian Sharra, një prej personave të arrestuar si pjesë e grupit kriminal “Dumani”, është dyshuar zyrtarisht për blerje votash në zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2017.

Por, Policia e Shtetit nuk ka avancuar me hetimet ndaj tij, megjithëse kishte të dhëna të sigurta se ky individ shfrytëzonte ambientet e servisit të tij për pagesa ndaj votave në favor të Partisë Socialiste. Emri i Sharrës u denoncua edhe nga përfaqësuesit e Partisë Demokratike në një mbledhje të Këshillit të Ankesave dhe Sanksioneve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, në përfundim të votimeve të prillit 2021. “Syri Televizion” ka siguruar vendimin e sekuestrimit të pasurive të familjes Sharra, pasi emri i tij u përmend nga Nuredin Dumani, si bashkëpunëtor i grupit të vrasësve me pagesë. Në vendim e gjykatës, thuhet ndër të tjera se Policia e Elbasanit, në 25 qershor 2017, ka nisur procedimin penal ndaj Gentian Sharrës për “korrupsion aktiv në zgjedhje”.

Gjykata citon faktin se Sharra, pronar i një biznesi privat me objekt tregtimin e pjesëve të këmbimit të automjeteve, ka qenë në ndjekje me metoda speciale të hetimit për blerje votash. Vendimi nuk jep të dhëna të mëtejshme të këtij hetimi, ndërkohë që kuptohet se veprimet e policisë nuk kanë avancuar për të zbuluar shit-blerjen e votës në favor të Partisë Socialiste. Skeda policore e Gentian Sharrës është shumë e pasur. Ai dyshohet se ka qenë i përfshirë në veprimtarinë kriminale të trafikut të drogës, krimet kundër personit dhe krimit ekonomik.

Po ashtu, ai dyshohet se ka qenë i përfshirë edhe në vjedhjen e miliona eurove në Aeroportin e Rinasit, në vitin 2016. Gentian Sharra dhe familjarët e tij kanë krijuar pasuri të shumta. Megjithatë, autoritetet u nxitën të nisnin hetim pasuror ndaj tij vetëm kur ia përmendi emrin Nuredin Dumani.

Marrë nga SYRI

nuredin dumani gentian sharra

Sondazh

Poll