Politike

VD-Xhafaj "godet" Komisionin e Prokurimeve Publike: Nuk u ngrit në standartin që duhet të veprojë

Xhafaj tha se do ta votojë pro edhe pse nuk ka pasur e nuk ka mendim pozitiv për raportin e KPP-së.

21 Qershor 2022, 12:45 Nga A.B
VD-Xhafaj "godet" Komisionin e Prokurimeve Publike: Nuk u ngrit
Fatmir Xhafaj

TIRANË- Deputeti i Partisë Socialiste Fatmir Xhafaj deklaroi ditën e sotme se nuk ka mendim pozitiv për raportin e Komisionit të Prokurorimit Publik. Gjatë komisionit të Ligjeve, Xhafaj tha se do ta votojë pro edhe pse nuk ka pasur e nuk ka mendim pozitiv për raportin e KPP-së. Ndër të tjera, deputeti tha se ky institucion nuk ka arritur që të ngrihet në standartin që është destinuar që të punojë. 

“Unë personalisht do ta votoj edhe për shkak se ato që janë aty qëndrojnë, pavarësisht se nuk kam mendim pozitiv për komisionin e prokurimit publike, nuk e mohoj këtë gjë. Nuk kam pasur dhe nuk kam për mënyrën si i është qasur i gjithë zbatimit të ligjit në këtë fushë.

Ishte një përpjekje pozitive ndryshimi i ligjit dhe zgjedhja përpjekja për ti zgjedhur jashtë influencës së ekzekutivit dhe si një produkt i votimit parlamentar, por besoj se komisioni i prokurimit publik nuk është ngritur në standardin  për të cilën është destinuar të veprojë. Edhe nga përvoja që kam pasur dhe ngasa e kam ndjekur vlerësimi im nuk është pozitiv. Por ato që janë paraqitur meritojnë mbështetjen dhe unë do ta votoj për shkak të kësaj gjëje”, u shpreh Xhafaj.

fatmir xhafaj komisioni i prokurimit publik

Sondazh

Poll