Bota

FOTO/ Publikohen fotot e rralla të Kim Jong Un si adoleshent

Një nga imazh tregon Kim në adoleshencën e tij të hershme duke mbajtur duart e Hyonit.

21 Qershor 2022, 13:59 Nga j.c
FOTO/ Publikohen fotot e rralla të Kim Jong Un si adoleshent
Kim Jong Un

KOREA E VERIUT- Mediat e huaja kanë publikuar disa foto të udhëheqësit të Koresë së Veiut kur ai ishte vetëm një adoleshent. Seria e fotove u mor nga organizatat e lajmeve pasi media shtetërore e Koresë së Veriut publikoi një dokumentar mbi jetën e mentorit dhe besnik të ndjerë të Kim, Hyon Chol Hae.

Sipas NYPost, një nga imazh tregon Kim në adoleshencën e tij të hershme duke mbajtur duart e Hyonit dhe një foto tjetër duket Kim në adoleshencë të vonë me Hyon, babain e tij të ndjerë Kim Jong Il dhe motrën e tij Kim Yo-jong.

Kim Jong Un, 38 vjeç, përcielli në arkivolin Hyon me disa zyrtarë të tjerë të lartë ndërkohë që ai dhe  ushtarë të tjerë u përkulën para varrit të tij.

Një pjesë e dokumentarit të fundit, të titulluar "Më afër Diellit", pretendon se Kim udhëzoi mjekët se si të trajtonin sëmundjen e zemrës së Hyon-it që kishte që prej vitit 2017. Por Kim nuk ka ekspertizë në mjekësi. Sipas një burimi të inteligjencës së Koresë së Jugut u tha se publikimi i imazheve të Kim adoleshent ka të ngjarë të inkurajojë publikun të imitojë besnikërinë që Hyon i tregoi Kimit.

kim jong un hyon chol hae

Sondazh

Poll