Sport

Shkolla dhe spitale në Senegal, Mane nis transformimin në fshatin e lindjes!

Sulmuesi i Liverpool, Sadio Mane, ka transformuar fshatin e tij të fëmijërisë Bambali, një fshat në jug të Senegalit.

21 Qershor 2022, 13:40 Nga DOSJA

Shkolla dhe spitale në Senegal, Mane nis transformimin në fshatin e

SENEGAL- Sulmuesi i Liverpool, Sadio Mane, ka transformuar fshatin e tij të fëmijërisë Bambali, një fshat në jug të Senegalit. Lojtari u kthye në vendin e tij këtë muaj për të zhvilluar një ndeshje bamirësie së bashku me El Hadji Diouf dhe Papiss Cisse. Ai ka mbajtur gjithmonë një marrëdhënie të fortë me Bambali dhe 2000 banorët që jetojnë atje.

Në të kaluarën, ai ka dhuruar shuma të konsiderueshme parash për të ndihmuar në përmirësimin e kushteve të fshatit, duke përfshirë një shumë prej 500,000 £ për një spital të ri. Dhe pasi ka dhuruar më parë 200,000 £ për ndërtimin e një shkolle të re të mesme, Mane thuhet se ka ndërtuar një pikë karburanti dhe një zyrë postare për të ndihmuar vendasit. Në prill 2018, ai dhuroi mbi 200,000 £ në mënyrë që brezi i ardhshëm i fëmijëve në Bambali të ketë një shkollë të mesme për t'u dhënë atyre një mundësi.

"Nuk kam nevojë të shfaq makina luksoze, shtëpi luksoze, udhëtime dhe madje edhe aeroplanë. Preferoj që njerëzit e mi të marrin pak nga ajo që më ka dhënë jeta".

E.Ç (Dosja.al)

mane senegal

Sondazh

Poll