Sport

Dy lëvizje në merkato, Partizani siguron shërbimin e Rexhepit dhe Ndrecës

Skuadra ‘e kuqe’ e kryeqytetit vijon punën përgatitore në kampingun e saj stërvitor në Slloveni, këtë të enjte do të luajë miqësoren e dytë me kundërshtar Jadran Dekanin

21 Qershor 2022, 13:19 Nga DOSJA
Dy lëvizje në merkato, Partizani siguron shërbimin e Rexhepit dhe
Bekim Rexhepi (majtas) dhe Edison Ndreca

TIRANE - Partizani bën 2 goditje të reja në merkaton e transferimeve. ‘Të kuqtë’, që ndodhen në Slloveni për fazën përgatitore për ndeshjen e Conference League me Saburtalon, kanë zyrtarizuar ardhjen e Bekim Rexhepit dhe Edison Ndrecën.

Portieri Rexhepi la skuadrën e Shkëndijës së Tetovës për t'u transferuar te skadra kryeqytetase, duke nënshkruar me të një kontratë 3-vjeçare deri në 2025. Bekim Rexhepi sezonin e kaluar ishte pjesë e Abissnet Superiores, teksa u aktivizua me Skënderbeun, ku ishte dhënë në formë huazimi. Kjo kontratë e re bën që ai ta vijojë karrierën në futbollin shqiptar.

Përsa i përket Edison Ndrecës, Partizani konfirmon arritjen e marrëveshjes me Kukësin për marrjen e futbollistit me huazim, vetëm për ndeshjet e klubit kryeqytetas në Conference League, me kushtin Ndrecën që në përfundim të këtyre sfidave do të kthehet sërish te skuadra verilindore.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll