Politike

VD-Rama: Finlanda në NATO, është moment delikat, lufta mund të vijë në Ballkan. Zero shpresa për negociatat

Rama tha se po punohet gjithashtu për të gjetur një shteg komunikimi me Bullgarinë, për ta bindur që të heqë VETO-n ndaj Maqedonisë së Veriut, gjë që mban peng edhe Shqipërinë. 

21 Qershor 2022, 12:12 Nga F.M
VD-Rama: Finlanda në NATO, është moment delikat, lufta mund
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka kërkuar që aleanca e NATOS-s t'i mbajë dyert e hapura për të gjitha vendet që duan të bëhen pjesë e saj në  këtë moment delikat për shkak të luftës së nisur nga Rusia në Ukrainë. Në një konferencë të përbashkët me kryeministren e Finlandës Sanna Marin, Rama tha se lufta e nisur në Ukrainë mund të mbërrijë edhe në Ballkan që për momentin është kthyer në një hallkë të dobët. Ai tha gjithashtu se Finlanda e ka mbështetur integrimin e Shqipërisë në BE, por shtoi se nuk ka shpresa se do të marrë një 'OK' këtë qershor. Rama tha se po punohet gjithashtu për të gjetur një shteg komunikimi me Bullgarinë, për ta bindur që të heqë VETO-n ndaj Maqedonisë së Veriut, gjë që mban peng edhe Shqipërinë. 

"Dëshiroj të theksoj se është një kënaqësi shumë e veçantë që mikpres sot kryeministrin e Finalandës në Tiranë në vizitën e parë që nga momenti që kemi pasur marrëdhënie diplomatike dhe në një moment shumë kopleks për Evropën, për NATO-n dhe për jgjithë komunitetin e vendeve demokratike. Dua po ashtu edhe publikisht përveçse personalisht ta falenderoj nga zemra kryeminizstren për mbështetjen e pakursyer të Finlandës në rrugën e integrimit evropian, për qëndrimin e ndershëm, për ndihmën që na ka dhënë pa e ditur. Kur ndonjë tjetër nxirrte bishta, unë përdorja Finlandën dhe thoja si ka mundësi që Finlanda nuk i ka këto ankesa edhe pse është një vend me standarte të larta. Finlanda është një vend që ka shumë për të na mësuar sepse e njeh shumë mirë agresorin dhe duke qenë një vend që ka pasur në të shkuarën mundësinë për të nxjerrë shumë mësime nga fqinjësia me Rusinë, mendoj që ka një zë për të kuptuar se sa e rëndësishme është rezistenca e lidhja mes asaj që ndodh sot në Ukrainë e asaj që mund të ndodhën nesër në Ballkan. Eksperienca e fjala e Finlandës ka shumë rëndësi për të gjithë komunitetin. Lidhur me çeljen zyrtare të bisedimeve për anëtarësim, i thashë kryeministres që nuk pres asgjë nga ky këshill, por deri në fund vendet po përpiqen me Bullgarinë për të hapur një shteg të arsyes dhe për të çliruar procesin. Ne mbështesim me gjithë besimin dhe bindjen tonë anëtarësimin e Finldandës. Në këto ditë, dyert e aleancës NATO duhet të jenë të hapura, Finlandën e duam në NATO. Ne ndihemi të privilegjur që na jepet mundësia të bëjmë një gjë për Finaldandën se kjo nuk është pak,"- tha Rama ndër të tjera. 

e sanna marin integrimi i shqiperise ne be

Sondazh

Poll