Politike

Transferimi i ujit të 'Syrit të Kaltër' në Greqi, Zhupa: Çmenduria e radhës e Ramës

Zhupa thotë se Syri i Kaltër është park natyror dhe ka statusin zonë e mbrojtur nga viti 2002

21 Qershor 2022, 11:06 Nga A.B
Transferimi i ujit të 'Syrit të Kaltër' në Greqi,
Ina Zhupa

TIRANË- Deputetja e Partisë Demokratike Ina Zhupa e quan të papërgjegjshme dhe çmenduri të qeverisë Rama transferimin e ujit të burimit nëntokësor të Syrit të Kaltër në Greqi. Përmes një reagimi në rrjetet sociale, deputetja thotë se Syri i Kaltër është park natyror dhe ka statusin zonë e mbrojtur nga viti 2002. Çdo punim apo ndërhyrje që do të bëhen në të, sipas Zhupës janë të ndaluara dhe në dëm të kësaj pasurie kulturore.

POSTIMI:

Të transferojnë ujin e burimit nëntokësor të Syrit të Kaltër në Greqi, kjo mund të jetë papërgjegjshmëria dhe çmenduria e rradhës e Qeverisë Rama! Media greke ERT NEëS tregon se po përgatitet një marrëveshje mes Greqisë dhe Shqipërisë për të ndërhyrë tek Syri i Kaltër në Sarandë dhe për t’ia transferuar ujin e kulluar të burimit nëntokësor Greqisë. Kryetari i Bashkisë së Korfuzit të Veriut, George Machimaris ka ngritur sërish çështjen e transferimit të ujit nga Shqipëria: “Me ndjenjën e përgjegjshmërisë ndaj shoqërisë sonë, ndaj vizitorëve tanë, ne i jemi nënshtruar një propozimi/memorandumi teknik për furnizimin me ujë me transferim burimi nga SYRI I KALTËR i Shqipërisë fqinje, duke marrë në konsideratë dhe shfrytëzuar përvojën e tubacionit nëndetësor që lidh ujësjellësin e Aeginës me EYDAP në Salaminë, përvojën e akumuluar të pushtetit vendor dhe studime ekzistuese si ai i Politeknikut (1991).” Syri i Kaltër është park natyror dhe ka statusin zonë e mbrojtur nga viti 2002. Punimet, tubacionet, ndërhyrjet do ishin kategorisht të ndaluara dhe në dëm të kësaj pasurie kulturore. Saranda, Delvina, qytetet e tjera vuajnë nga mungesa e ujit të pijshëm por ska shkuar kurrë ndërmend një ndërhyrje e tillë e paligjshme në Syrin e Kaltër. Si mund të mendohej që kjo ndërhyrje e paligjshme të bëhej për të furnizuar Greqinë?!

Mediat greke kanë raportuar se në Greqi është ngritur çështja e transferimit të ujit nga Shqipëria, për të përballuar mungesën e pritshme të ujit në dekadat e ardhshme në ishullin e Korfuzit. Sipas tyre, qeveria po përgatitet një marrëveshje midis Greqisë dhe Shqipërisë, për të ndërhyrë tek Syri i Kaltër në Sarandë dhe për t’ia transferuar ujin e kulluar të burimit nëntokësor Greqisë.

ina zhupa syri i kalter i jepet greqise

Sondazh

Poll