Politike

Harta e re gjyqësore, Manja: I kemi marrë parasysh sygjerimet e avokatëve, të shohin rrugën e përballjes

Sipas Manjës, janë marrë parasysh sugjerimet e avokatëve për hartën e re gjyqësore. 

21 Qershor 2022, 11:10 Nga A.B
Harta e re gjyqësore, Manja: I kemi marrë parasysh sygjerimet e
Ulsi Manja

TIRANË- Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja kërkon nga avokatët që të shohin rrugën e përballjes pasi harta e re gjyqësore do të miratohet. Për Reporttv, Manja tha se harta i ka kaluar për mendim KLP-së, Ministrisë së Financave dhe Prokurorisë së Përgjithshme. Sipas Manjës, janë marrë parasysh sugjerimet e avokatëve për hartën e re gjyqësore. 

‘Avokatët ankohen për kufizime aksesi me hartën e re gjyqësore, por prej ditësh u kufizojnë klientëve aksesin në sistemin e drejtësisë?! Kjo është e papranueshme! Të shohin rrugën e përballjes gjyqësore nëse janë kundër hartës, pasi të miratohet. I kemi marrë parasysh sugjerimet e tyre. Avokatët një nga tre grupet e interesit, si gjyqtar, prokuror avokat duhet të jenë në sallë gjyqi.’- tha Manja.

Avokatët në vend kanë dalë prej 1 jave në protestë. Më hartën e re, vendi ynë do të ketë 13 gjykata të shkallës së parë, dy administrative dhe një apeli. Në total janë shkurtuar 18 gjykata të shkallës së parë, pesë administrative dhe një Apel. Kjo gjë sipas Minsitrisë së Drejtësisë sjell një sistem më cilësor dhe ul korrupsionin. Por nga ana tjetër, rrit distancën mes qytetarëve e gjykatave si dhe vështirëson punën e avokatëve.

ulsi manja harta e re gjyqesore

Sondazh

Poll