Politike

VD-SPAK regjistroi padinë e Valterit, Meta: Absurde, austriakja do ta marrë përgjigjen në gjyq

Ai paralajmëroi ndryshime të mëdha duke shtuar se pas 24 korrikut, ditë kur edhe i përfundon mandati i Presidentit, do të 'shkundë' sistemin. 

21 Qershor 2022, 11:53 Nga F.M
VD-SPAK regjistroi padinë e Valterit, Meta: Absurde, austriakja do ta
Ilir Meta

TIRANË- Preisdenti Ilir Meta e ka konsideruar absurde faktin që Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka nisur hetimet për të pas kallëzimit të depozituar nga ish-deputeti Ilir Meta. Në një deklaratë për mediat, Meta tha se mediat austriake do t'ia japë përgjigjen duke e hedhur në gjyq. Ai paralajmëroi ndryshime të mëdha duke shtuar se pas 24 korrikut, ditë kur edhe i përfundon mandati i Presidentit, do të 'shkundë' sistemin. 

"Tani, këto lajme absurd si vetë personazhet që i njihni të gjithë nuk krijojnë asnjë lloj shpërqëndrimi jo vetëm nga detyrat e rëndësishme që ka vetë presidenti deri më datë 24 korrik, por edhe nga angazhimet që ka Ilir Meta pas 24 korrikut. Përsa i takon gazetës austriake, ajo do ta marrë përgjigjen atje dhe ju do ta merrni vesh këtu, do të jeni prezencë dhe në seanca. Ata që janë në kërkim atje dhe këtu vazhdojnë të bëjnë më të mirën e tyre, ky është një sistem që pritet të shkundet pas 24 korrikut. Deri më 24 korrik do të vijojmë të bëjmë detyrën,"- tha Meta. 

Në 16 maj, gazetar e madhe austriake, "Kronen Zeitung"  hapi faqen e pare ku akuzoi se presidenti Ilir Meta pagoi 700,000 mijë dollarë për lobim përmes një kompanie qipriote guaskë, që të siguronte një foto në ceremoninë e inagurimit të Presidentit Amerikan Donald Trump. Sipas dokumenteve gjyqësore amerikane, 700,000 dollarë kanë kaluar përmes kompanisë offshore Dorelita Limited. Por Meta i mohoi gjithçka duke u shprehur se ai dhe Vasili kanë pasur ftesë zyrtare. Po ashtu, edhe Kryemadhi ka mohuar gjithçka. Pak javë më parë Halit Valteri depozitoi padinë në SPAK.

ilir meta halit valteri

Sondazh

Poll